Sport

Raphinha drejt largimit nga Barcelona

Gazeta10
06 Shkurt 2024 - 13:19

E ardhmja e sulmuesit brazilian Raphinha nuk është aspak e qartë, pasi në verë ai mund të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi brazilian ka pasur një formë me ulje e ngritje, por mund të largohet në verë nga gjiganti katalunas për tu rikthyer në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Sipas gazetës spanjolle Diario Sport , Tottenham ka vendosur një ofertë prej 70 milionë eurosh në tryezë për Raphinhan .

Përveç ofertës së lartë të Tottenham, Liverpool gjithashtu thuhet se po monitoron lojtarin si një zëvendësues i mundshëm për Mohamed Salah, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Barcelona ka refuzuar ofertat për Raphinha në të kaluarën kryesisht ato nga Arabia Saudite verën e kaluar.

Sidoqoftë, vështirësitë financiare të Barçës mund t’i shtyjnë ata të pranojnë një marrëveshje për brazilianin, i cili së fundmi mbushi 27 vjeç.

Pavarësisht se shënoi katër gola dhe bëri shtatë asistime këtë sezon, historia e lëndimeve të Raphinhas në Barca po bëhet shqetësuese me lojtarin që aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi i dytë i kërdhokullës këtë sezon.

Evolucioni i Lamine Yamal dhe rikthimi i mundshëm i Ansu Fatit mund ta tundojnë më tej Barçën të pranojë tarifën e madhe për Raphinha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.