Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Raportet me Grenellin, Pantina: Kur ka interes, Kurti është në gjendje me u përkul

Gazeta10
20 January 2025 - 21:28

Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka thënë se raportet e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit dhe emisarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell do të ndryshojnë.

Pantina ka thënë se Kurti ka interes është në gjendje të “përkulet”, duke thënë se një gjendje e tillë pritet të shihet nëse e fiton mandantin e ardhshëm.

“Kur Kurti ka interes është në gjendje me u përkul. Njëjtë ka me bo edhe me Grenellin”, ka thënë Pantina.

Sipas saj, problemi i Kurtit është që nuk e vendos në rend të parë interesin e shtetit.

“Problemi i Kurtit si kryeministër është që nuk po e qet interesin e vendit përpara, por vetëm kur i rrezikohet pozicioni apo interesi i tij”, ka thënë ajo në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.