Gazeta10

Raporti i OKB-së: Grupet shqiptare shpërndajnë drogë në Evropë

Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord me rikthimin e kërkesës pas bllokimeve për COVID. Ky është përfundimi që ka arritur një raport i ri i Kombeve të Bashkuara në lidhje me prodhimin dhe trafikimin e kokainës.  Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin tha se kultivimi i kokainës u rrit me 35% midis 2021 dhe 2022 në nivele rekord.

Në raportin e këtij përmendet më shumë se 30 herë emri ‘Albania (Shqipëria)’ ose ‘Albanian (shqiptarë)’, duke i vënë një rol shumë të madh grupeve kriminale shqipfolëse në tregun botëror të drogës.

Raporti thotë se nga Holanda shpërndahet kokaina drejt vendeve të tjera evropiane dhe bandat shqipfolëse duket se luajnë një rol të rëndësishëm në këtë, sidomos në trafikimin drejt Shqipërisë dhe Italinë. Një destinacion tjetër i rëndësishme është ai i Mbretërisë së Bashkuar, ku është vlerësuar se grupet shqipfolëse të ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm në treg. 

Gjetjet sugjerojnë se qendra të reja për trafikim janë shfaqur në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Raporti tha gjithashtu se trafikantët po përdornin më shpesh shërbimet postare ndërkombëtare për të çuar drogën te konsumatorët. Evropa dhe Amerika e Veriut janë tregjet më të mëdha për kokainën, e ndjekur nga Amerika e Jugut dhe Qendrore dhe Karaibet. Ndërsa raporti thoshte se tregjet në Afrikë dhe Azi ishin “ende të kufizuara”, Ghada Ëaly i OKB-së tha se potenciali që tregu të zgjerohej atje ishte një realitet i rrezikshëm. Raporti Global mbi Kokainën nënvizon se rritja e prodhimit ishte rezultat i një zgjerimi në kultivimin e kokainës, si dhe përmirësime në konvertimin e kokainës në kokainë pluhur.

NË FOKUS

Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
Shala- Kerstiqi
Përplasen Kërstiqi dhe Shala- “Kurrë mos e harro që jam serb e që e pranoj realitetin e Kosovës”
336524107_3440503419558543_7262121772771312521_n
Reagon Halil Kastrati: Djali im është mirë e shëndoshë
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
335745736_770412834416604_1430752914861605177_n
Dialogu apo Big Brother, qytetarët befasojnë në sondazhin e Emisionit të Mëngjesit (VIDEO)
336267086_595735819249913_2802709335561007739_n
Emocionuese, shqiptari nga Kosova - pilot i Forcave Ajrore Amerikane (Video)