
Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi është deklaruar për Raportin e Progresit për të cilin kanë thënë se është ndër më të mirët në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta10.
Në njoftim thuhet se ky është raporti i parë për një kohë të plotë të qeverisjes njëvjeçare.
Tutje, në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se progresi i qeverisë prek sferën e administratës publik, luftën kundër korrupsionit, politikat monetare dhe ato sociale, si dhe punësimin, arsimin dhe kulturën.
Më tej, thuhet se është identifikuar edhe avancimin në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Agjendës së Reformave Evropiane.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për Kosovën për vitin 2022. Ky është raporti i parë i cili përfshin periudhën e plotë njëvjeçare të qeverisjes sonë. Kemi shënuar progres në shumë fusha si administratë publike, luftën kundër korrupsionit, politikat monetare, sociale, punësim, arsim dhe kulturë. Pra nga viti i kaluar, ky raport ka shënuar progres dhe është një ndër raportet më të mira në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndër më të mirat ndonjëherë për Kosovën. Përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është vlerësuar pozitivisht, me të arritura në fusha të ndryshme. Është evidentuar gjithashtu dhe avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Agjendës së Reformave Evropiane”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10