Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Raportimi i Avokatit të Popullit, Gashi: Jo sot, të shtyhet për një seancë tjetër

Gazeta10
14 Tetor 2022 - 12:02

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se raportimi i Avokatit të Popullit duhet të shtyhet për një seancë tjetër dhe jo të mbetet sot, raporton Gazeta10.

Gashi ka thënë se ky propozim duhet të kalojë në koordinim edhe me shefat e grupeve të tjera paralamentare si dhe me Avokatin e Popullit.

“Në konsultim edhe me kryetarët e grupeve të tjera paralmentare, propozojë që pika e rendit të ditës, raporti i Avokatit të Popullit, të shtyhet për një seancë tjetër në koordinim me Avokatin e Popullit, dhe jo sot në mënyrë të përshpejtuar”, ka thënë Gashi.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se kjo pikë e rendit të ditës mbetet kështu si është dhe kalon për një seancë tjetër vetëm nëse nuk mund të arrihet sot.

“Mbetet si pikë ekzistuese dhe nëse nuk arrijmë ta shqyrtojmë këtë raport në këtë seancë vendoset për një seancë në të ardhmen” ka thënë Bogujevci. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.