Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportimi i Gërvallës, nga njohja greke te përplasjet (video)

Gazeta10
07 April 2023 - 18:50

Raporti: Saranda Aliu

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka paralajmëruar njohjen e shpejt të Greqisë dhe hapjen e ambasadës së Kosovës në Poloni. Por raportimi në Komision, nuk shkoi aq qetë kur deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, përmendi ambasadorin Martin Berishaj, për të cilin tha se është turpi i Kosovës. Kryediplomatja e mbrojti ambasadorin duke thënë se po zhvillohet një fushatë kundër tij.

Njohja e shpejt e Kosovës nga Greqia dhe hapje të ambasadës në Poloni.

Këto ishin disa nga zotimet e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla para deputetëve të Komisinit parlamentar ku ishte ftuar të raportonte.

E për anëtarësimin e vendit në Këshill të Evropës, ajo tha se është çështje muajsh.

Lidhur me çështjen e ambasadave, kritika pati nënkryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti, të cilat sipas tij, janë shndërruar në biznese dhe po shtyhen me njëra-tjetrën se cila fiton më shumë.

E përplasja mes anëtarëve filloi kur deputetja e AAK-së, Time Kadriaj akuzoi Gërvallën për shkarkimin përnjëherë të 12 ambasadorëve.

Tensionet u ngritën kur deputetja i përmendi kryediplomates rastin e ambasadorit në Kroaci, Martin Berishaj.

Menjëherë në mbrojtje i doli ambasadorit ministrja Gërvalla, duke thënë se akuzat për të nuk qëndrojnë dhe se po bëhet fushatë kundër personalitetit të tij.

Tensionet e përplasjet mes këtyre të fundit vazhduan edhe më pas.

Në fund, Gërvalla lavdëroi punën e saj dhe të qeverisë në dy vjetorin e formimit të Qeverisë Kurti 2. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.