Gazeta10

Cetinë, nëna e sulmuesit i mbijetoi masakrës

22:39 Drejtori i Policisë malazeze, Zoran Brdanin ka dhënë detaje shokuese për ngjarjen e rëndë në Cetinje. “Ai ka përdorur armë zjarri, pushkë gjuetie me të cilën ka vrarë dy fëmijë të familjes, njërin 8 dhe tjetrin 11 vjecar, dhe e ka plagosur nënën e tij që po merr trajtim në qendrën e mjekësisë së qytetit”, ka thënë Brdanin.

22:11 Sipas prokurores kujdestare, Andrijana Nastic, që doli në vendin e ngjarjes, autori i masakrës në Cetinë nuk u vra nga policia, por nga një qytetar me inicialet N.K.  

Sipas prokurores dy nga të vrarit janë fëmijë. 

20:20 Qeveria e udhëhequr nga Dritan Abazoviq do të mblidhet urgjent sonte pas ngjarjes së rëndë të orëve të pasdites në qytetin e Cetinës. Mësohet se në këtë mbledhje do të merret vendimi për shpalljen e 3 ditëve të zisë kombëtare, në nderim të viktimave.

19:50 Jozyrtarisht, portali Pobjeda mëson se autori i masakrës është Vuk Borilović. Ai gjuajti në drejtim të familjarëve pas zënkës me ta, dhe pastaj doli në rrugë në lagjen Medovina, ku vrau të tjerë kalimtarë të rastit.

19:45 Nga të plagosurit, 4 janë dërguar në spital dhe njëri është në gjendje më të rëndë për shkak të lëndimeve në kokë.

19:08 Sipas raportimeve të medieve malazeze, një person dyshohet se ka vrarë së paku 11 persona, mes tyre ka edhe të mitur, transmeton Gazeta10.

Një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë 11 persona, ka plagosur 6 të tjerë, në mesin e tyre është edhe një polic. Teksa, sulmuesi më pasë është vrarë nga policia malazeze, pasi gjuajti në drejtim të tyre.

Mediet malazeze raportojnë se tragjedia ndodhi pas një zënke familjare.

Lajm i përditësuar./Gazeta10 

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë