
Një person raportohet se ka vdekur dhe dy të tjerë janë shpallur zhdukur pasi ranë nga një anije migrantësh në Kanalin anglez.
BBC ka raportuar se në anije ndodheshin 50 migrantë, tre prej të cilëve kanë rënë.
Viktima që vdiq u nxor nga uji por nuk arriti të mbijetojë teksa dy të tjerë akoma nuk janë gjetur.
Kërkimet tashmë kanë nisur nga dy anije franceze dhe një helikopter./Gazeta10