Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet se Liburn Aliu po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Gazeta10
05 August 2026 - 12:19

Ish-Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Dyshimet e para janë se ai po intervistohet nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Liburn Aliu ishte Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës deri më 27 gusht të vitit 2025, kur edhe kishte dhënë dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit.

Pozitën e tij e kishte marrë zëvendësi i Aliut deri në atë kohë, Hysen Durmishi.

Në tetor të po të njëjtit vit, Aliu u zgjodh Drejtor i ri në Portin e Durrësit.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.