Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Gazeta10
18 August 2025 - 17:27

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Istog.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:40, policia është njoftuar se në drejtim të fshatit Çerkolez, një person gjendej pa shenja jete brenda një automjeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe autoambulanca, ku është konstatuar se viktima ndodhej në veturë, ndërsa pranë tij ishte edhe arma e zjarrit. Po ashtu, xhami i pasmë i automjetit ishte i thyer.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.