Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rashiq bën thirrje për lirimin e drejtorit komunal të Leposaviqit i cili u arrestua nga policia serbe

Gazeta10
10 September 2023 - 13:41

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, në një konferenc për media  ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, njëherësh djali i Zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Nikolla Radimiroviq nga ana e policisë së Serbisë.

Ka deklaruar se Radimiroviq ishte me të fejuarën e tij kur është ndaluar, dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij pasi është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë.

“Ka ndodhur së pari një ndalesë në pikën kufitare është mbajtur katër orë është marrë në pyetje që e konsiderojnë veten anëtarë të BIA-s. Ai është marrë në pyetje prej atyre organeve që më pas e kanë vendosur në Rashkë, ai është atje edhe sot. Thonë se do të jetë aty deri të hënën, sepse gjykatësi nuk është dispozicion po pritet që ai kur të vijë të hënën të merret me rastin.Në aspektin ku duhet të ketë gjyqtarë në detyrë në çdo kohë. Një prej elementeve është ngarkuar ai ka qenë një aktgjykim për kriminel apo kallëxim kriminel, shkelja e rendit kushtetues që është quajtur. Ai ka qenë me të fejuarën ajo ka pasur maltretime të ashpra nga ata persona”, ka thënë Rashiq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.