Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rashiqi akuzon Listën Serbe se po tenton të manipulojë votat e partisë së tij

Gazeta10
12 February 2025 - 9:01

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se Lista Serbe po tenton të manipulojë procesin zgjedhor duke ofruar shuma të mëdha parash për të anuluar votat e partisë së tij.

Për herë të parë, Lista Serbe është rrugës për të humbur një ulëse nga 10 të garantuara për serbët në Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi një ulëse pritet ta marrë partia e Rashiqit.

Por, ministri në detyrë u shpreh se Lista Serbe po përpiqet të manipulojë votat për të siguruar pushtet absolut.

“Sot pasdite mora informacione nga bashkëpunëtorët e mi që janë vëzhgues, të cilët janë kontaktuar nga numra të panjohur duke iu ofruar para në këmbim të anulimit të votave tona. Kjo nuk po ndodh vetëm në një komunë, por në të gjithë Kosovën”, ka deklaruar Rashiq.

Ai ka bërë të ditur se nesër do të shkojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për ta informuar zyrtarisht mbi këto pretendime dhe për të kërkuar më shumë vëmendje mbi manipulimet e mundshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.