
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Kosovës, Shqipërisë dhe ndeshjeve të tyre.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen Anel Rashkaj, Ardian Hoxha, Kujtim Zebica dhe Kushtrim Mushica.
Gjatë diskutimit, foli edhe Anel Rashkaj, kapiteni i parë i Kosovës.
“Rezultati ndaj Zvicrës është tejet i mirëseardhur, rezultat pozitiv për Kosovën.” – tha Rashkaj.
Tutje, Rashkaj foli edhe për sistemin e lojës të aplikuar nga Kosova.
“Trajneri kishte aplikuar mënyrën e lojës të njejtën si Kosova ndaj Spanjës në “Fadil Vokrri”, më pëlqeu që djelmoshat ishin të disiplinuar në taktikat e ndeshjes.” – vazhdoi ai.
Rashkaj foli edhe për trajnerin dhe për Vedat Muriqin.
“Trajneri ishte gjatë tërë kohës aktiv, duke motivuar lojtarët, mirëpo edhe Muriqi ishte në nivelin e duhur, duke shfrytëzuar rastet e tij.” – përfundoi ai.
Kosova barazoi 2-2 me Zvicrën për ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e “EURO 2024”.