
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për rastin Dehari ku ka problematizuar marrjen e kamerave si dhe ka përmendur ish ministren, Dhurata Hoxha, raporton Gazeta10.
Haxhiu ka thënë se kamerat janë marrë para policisë dhe se kjo është e paprecedentë.
“Kamerat janë marrë para policië, kjo është e paprecedentë, është shkelje, është shkelje edhe penale”, ka thënë ajo.
Më tej, ajo ka thënë se duhet të dëshmohet në Prokurori nëse kjo është bërë me urdhër të ish ministres Dhurata Hoxha.
“Sipas informacioneve që unë kam marrë dhe kjo duhet të dëshmohet në Prokurori, nga zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë më është thënë se kjo është bërë me urdhër të Dhurata Hoxhës”, ka thënë ajo.
Tutje, Haxhiu ka thënë se nëse kjo është e vërtetë atëherë përgjegjësia bie mbi ish ministren e drejtësisë, Dhurata Hoxha.
“A është e vërtetë që për këtë ka urdhëruar ish ministrja e drejtësisë të Dhurata Hoxhës, nëse po atëherë barra e përgjegjësisë del tek Dhurata Hoxha”, ka thënë Haxhiu. / Gazeta10