
Ferit Idrizi, kryetari i komunës së Vushtrrisë ka shprehur gatishmëri që familjes së gruas që u vra dje nga ish-punëdhënësi i saj, t’i ofroj ndihmë në kompetencat e mundura.
Idrizi përmes linjës direkte në emisionin “Gazeta” të Kanal10, tha se pas dy rasteve është mbledhur edhe Këshilli i Sigurisë.
“Përkrahja është problemi më i thjeshtë, por ajo çka ka qenë shumë urgjente mbledhja e këshillit për sigurinë e Bashkësi dhe me diskutu e me u mobilizu, pasi munden me u bë dukuri. Është e dhimbshme çka ka ndodh, iu shpreh ngushëllime familjeve“, tha ai.
Sipas tij, duhet mobilizim i të gjithë faktorëve që luajnë rol në këtë drejtim.
“Ne edhe ashtu e kemi parapa që me i ndihmua këto familje, por sa i përket kompetencave të komunës, janë shumë të vogla për çështjen e sigurisë. Por, duhet Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta merr vet rolin e vet“. Gazeta10