
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vetëm tre persona i kanë çelsat në vendin kur ruhen mostrat, raporton Gazeta10.
Haxhiu ka thënë se aktulalisht sipas informacioneve, po mungojnë 12 eproveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit.
“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ia kanë dhënë Instututit Zvicëran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media. / Gazeta10