Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti i 11 vjeçares, Sveçla: Informatat dëshmojnë për dështime të insitucioneve përgjegjëse

Gazeta10
05 September 2022 - 15:55

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sevçla, ka thënë folur për dhunimin e 11 vjeçares ku ka thënë se informatat dëshmojnë për dështime të informacioneve përgjegjëse, raporton Gazeta10.

Sveçla ka thënë se nuk bëhet fjalë për një rast por për më shumë rastë të keqpërdorimit dhe dhunimit të së miturës.

“Kemi kuptuar që nuk bëhet fjalë për një rast fatkeqësisht as dy raste, por  bëhet fjalë për më shumë raste të keqpërdorimit dhe dhunimit të së miturës 11 vjeçare”, tha ai.

Tutje Sveçla ka thënë që edhe institucionet përgjegjëse kanë dështuar për të mbrojtur viktimën.

“Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur e më pas për të identifikuar atë se çfarë ka ndodhur, por edhe për identifikimin e të gjithë dhunuesve që fatkeqësisht nuk janë arrestuar të gjithë”, ka thënë më tej Sveçla. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.