Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti i katërvjeçares: Inspektorati Shëndetësor kryen inspektime në Spitalin e Gjakovës

Gazeta10
22 February 2024 - 14:10

Vdekja e katëvjeçares nga Gjakova e ka tronditur opinionin në Kosovë.

Ky rast ka shkaktuar reagime të mëdha duke kërkuar edhe hetime për ta zbardhur këtë rast.

Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë së mërkurës ka kryer inspektime në Spitalin e Gjakovës.

“Ju informojmë se Inspektorati Shendetesor ka kryer inspektim me datë 21.02.2024 në Spitalin e Gjakovës në lidhje me rastin në fjalë dhe lënda është në procedurë”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për KK.

Rastin po e heton edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Lidhur me rastin ka folur sot edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ai deklaroi se është në pritje të raporteve finale sa i përket vdekjes së katërvjeçares në Gjakovë, e cila dyshohet se ka vdekur nga neglizhenca e e mjekëve në spitalin e Gjakovës.

Vitia theksoi se kërkuar raporte nga ShSKUK-ja e nga Spitali i Përgjithshëm, “Isa Grezda” në Gjakovë për lëshime eventuale dhe u shpreh se pa i parë këto, nuk mund të jap më shumë detaje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.