Gazeta10

Rasti i rrahjes së të moshuarës në Pejë, Aurona Pelaj arrin në Gjykatë (VIDEO)

Sot do të dalin para Gjykatës Themelore në Pejë tri infermieret që dyshohen për keqtrajtimin e të moshuarës në strehimoren “Orenda” në Pejë.

Sipas disa pamjeve të publikuara në media, e dyshuara Aurona Pelaj, tashmë ka arritur në sallë.

Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj tri infermiereve, A.P., A.R., dhe R.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtat në bashkëkryerje, ndaj viktimës se ndjeshme (e moshuar) kanë  kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184, paragrafi 3, nën-paragrafi 3.1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës “tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore, në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale,  e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat”.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?