Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti Mustafa, përfundohen të gjitha deklaratat përfundimtare të palëve, shkohet në pauzë të tretë

Gazeta10
15 Shtator 2022 - 16:32

Kanë përfunduar të gjitha deklaratat përfundimtare të palëve, dhe është shkuar në pauzë të tretë për këtë ditë, raporton Gazeta10.

Përndryshe, sot ka vazhduar seanca përmbyllëse në rasti Mustafa, ku fjalën përfundimtare e ka dhënë mbrojtja e Salih Mustafës.

Mbrojtja e Salih Mustafës ka shpalosur dhe analizuar një numër të dëshmive dhe dëshmitarëve që janë pjesë e këtij procesi.

Po ashtu, sot ka marrë fjalën edhe Prokuroria si dhe mbrojtja e viktimave.

Mbrojtja e Salih Mustafës e ka akuzuar ZPS-në se ka ndryshuar qëndrimet lidhur me një ndërtesë në Zllash që është e përfshirë në aktakuzë. Prokuroria më pas i hodhi poshtë këto akuza duke i quajtur të pabaza. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.