Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rasti Pantiq, Prokuroria Speciale tregon arsyet e ndryshimit të masës së paraburgimit

Gazeta10
28 December 2022 - 16:25

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për arsyet e ndryshimit të masës së paraburgimit të policit serbë të arrestuar, Deja Pantiq, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e ditur se ndaj të njejtit ka pasur vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave të njohura, ai nuk është dërguar në paraburgim si e kërkon ligji.

Më tej, në njoftim bëhet e ditur se Pantiq ishte vizituar edhe nga një ekip i EULXE-it.

Tutje, bëhet e ditur se Prokuroria Speciale e Kosovës i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë zëvendësimin e masaës së paraburgimit ndaj Pantiqit pasi i njejti nuk i ka gëzuar të drejat që u takojnë të paraburgosurve në qendrat e tjera të paraburgimit.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Njoftim nga PSRK-ja lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë kundër të pandehurit Dejan Pantiq 

Prishtinë, 28 dhjetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se në bazë të kërkesës së kësaj prokurorie, më 12.12.2022, Gjykata Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Dejan Pantiq, ka caktuar masën e paraburgimit për veprën penale “Sulm terrorist”.

Edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.

Pas vizitave të ekipeve mjekësore të Eulex-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë  shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasi që i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzoj të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.