Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti “rent a car”, pezullohen gjashtë zyrtarë të MPB-së

Gazeta10
18 April 2023 - 19:08

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se zyrtari i MPB-së, Riza Alshiqi, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë sot janë pezulluar nga detyra.

“Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij ‘Rent a car’ në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njëjti bashkë me 5 zyrtarë të të njëjtit departament sot janë pezulluar nga detyra”, ka shkruar ai.

Sveçla ka thënë se të gjithë keqpërdoruesit do të ballafaqohen me drejtësi.

“Do të vazhdojmë me përpjekjet tona që të gjithë keqpërdoruesit t’i ballafaqojmë me drejtësi teksa zyrtarët e përkushtuar për punë me profesionalizëm e përkushtim do të jenë në nivelin më të lartë të detyrës e në shërbim të qytetarëve tanë”, përfundoi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.