
Suedia lejoi djegien e Kur’anit nga një irakian, pikërisht dje, ditën e Kurban Bajramit.
Policia suedeze dha dje lejen për një tubim të vogël para xhamisë më të madhe të Stokholmit, gjatë së cilës organizatori i saj kishte njoftuar se do të digjte një kopje të Kur’anit.
Rreth 200 kalimtarë panë një nga dy organizatorët duke grisur faqe nga një kopje e Kur’anit dhe duke fshirë këpucët me to përpara se të fuste një copë proshutë brenda librit dhe t’i vinte zjarrin për ta djegur, ndërsa protestuesi tjetër foli me megafon.
Për këtë gjë të cilën e ka lejuar Suedia ka bërë që edhe shumë vende të ndryshme të reagojnë ku për këtë rast Turqia ka reaguar ashpër ku e ka cilësuar si akt “ të neveritshëm”
“Mallkoj aktin e neveritshëm të kryer kundër librit tonë të shenjtë, Kuranit, në ditën e parë të Kurban Bajramit. Është e papranueshme që lejohen këto veprime kundër islamit, nën pretekstin e lirisë së shprehjes. Mbyllja e syve ndaj akteve të tilla mizore të bën bashkëfajtor”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.
Përvec Turqisë reaguan edhe Iraku e Irani, ku Iraku po ashtu, e ka dënuar këtë veprim, të cilin e cilësoj si “racist” dhe “të papërgjegjshëm”.
Përmes një deklarate, Qeveria irakiane tha se “aktet e përsëritura të djegies së kopjeve të Kuranit nga individët me mendje ekstremiste demonstrojnë një frymë urrejtjeje dhe agresive që është në kundërshtim me parimet e lirisë së shprehjes”.
Gjithashtu Qeveria e Irakut tha se “nuk janë vetëm raciste, por po ashtu promovojnë dhunë dhe urrejtje”.
Ndërsa Irani djegien e Kuranit, e cilësuar si akt “provokues dhe të papranueshëm”.
“Qeveria dhe populli i Republikës Islamike të Iranit nuk tolerojnë një fyerje të tillë dhe fuqishëm e dënojmë këtë akt”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani.
Pas kësaj proteste, Maroku e ka tërhequr ambasadori e tij nga Stokholmi.
“Ky akt i ri fyes dhe i papërgjegjshëm shpërfill ndjenjat e mbi një miliard myslimanëve, në kohën kur po bëhet pelegrinazhi në Mekë dhe po festohet Kurban Bajrami”, thuhet në deklaratë.