Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Reagimi i KFOR-it: Ushtarët tanë janë afër Banjskës, gati të përgjigen nëse kërkohet

Gazeta10
24 September 2023 - 14:42

KFOR ka reaguar për situatën në veri, ku ka  mbetur i vrarë një policë dhe një tjetër i plagosur.

Përmes reagimit ka treguar se KFOR zadhon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet.

Tutje thuhet se komandanti i KFOR është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet. Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren. Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje. Misioni FOR i udhëhequr nga NATO-ja dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe i dërgon ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të të ndjerit”, thuhet në reagimin e KFOR.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.