Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagojnë nga PDK-ja për 100 eurot e ndara nga Qeveria për pensionistët dhe fëmijët

Gazeta10
13 December 2023 - 15:03

Koordinatori i Departamentit për Financa në “Kabinetin për Qeverisje të Mirë” të PDK-së, Arben Mustafa ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për të dhuruar ndihma nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Kurti po i mbanë qytetarët të varur nga ndihmat simbolike të kohëpaskohshme, pa u ofruar zgjidhje të qëndrueshme.

“Ky është mentalitet i qeverisjes në varfëri, ku qytetarët mbahen të varur nga shtrirja e dorës me ndonjë qindarkë kohë pas kohe nga qeveria. Për pensionistët nuk mjafton mbështetja për ta festuar Vitin e Ri, por duhet mbështetje që ua mundëson përballimin e shpenzimeve të përditshme të cilat janë bërë të papërballueshme!”, ka shkruar ai.

 “E ka lëshu dorën”, deputeti i VV-së e paraqet Kurtin si Babadimër

Reagimi i plotë:

Duke hyrë në vitin e fundit të mandatit qeverisës, Albin Kurti po i kthehet edhe një herë instrumentit të tij të vetëm ekonomik – atë të dhurimit të 100 eurove.

Kësaj here paska vendosur t’ia dhurojë nga 100 euro pensionistëve, të cilët i braktisi në kushtet e rritjes kaq të madhe të çmimeve, duke refuzuar t’ua rritë pensionet.

Tani, me këto 100 euro të njëhershme po synojka t’ua përmirësojë jetën! Kjo është mënyra kryesore se si po e shpenzon buxhetin kjo qeveri!

Mbanë qytetarët të varur nga ndihmat simbolike të kohëpaskohshme, por nuk ofron zgjidhje të qëndrueshme për asnjë kategori të qytetarëve.

Ky është mentalitet i qeverisjes në varfëri, ku qytetarët mbahen të varur nga shtrirja e dorës me ndonjë qindarkë kohë pas kohe nga qeveria.

Për pensionistët nuk mjafton mbështetja për ta festuar Vitin e Ri, por duhet mbështetje që ua mundëson përballimin e shpenzimeve të përditshme të cilat janë bërë të papërballueshme!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.