Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon ashpër zyrtari i PDK-së, Elvis Hoxha është “fashistë gojëflliqur”

Gazeta10
02 September 2022 - 15:56

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të zyrtarit të Vetëvendosjes Elvis Hoxhës duke e quajtur “fashistë gojëflliqur”, pasi ai kishte thënë se grevat janë duke u organizuar nga Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, raporton Gazeta10.

“Kush e ka gënjyer Elvis Hoxhën që grevat e punëtorëve është duke i organizuar Faruk Mujka, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së dhe ish-anëtar i kryesisë lokale të JUL-it, partisë së Mira Markoviq-Milosheviqit?”, tha në reagim Gjoshi.

Tutje ai tha se këto veprime janë patriotizma të shitur dhe se Albin Kurti është duke paguar për si këshilltar një fashistë dhe “patriot” të pasluftës.

“Boll na shitet patriotizëm virtual në 2022-ten. Edhe ti, edhe shokët e tu nga Tirana në VV, e keni pas moshën e pushkës më 1999. Jeni frikësuar? Krejt ne rregull. Por, mos na tesh tash. Për më keq, Albin Kurti tha që nuk i paguan punëtorët grevistë sepse nuk po punojnë gjatë grevës. Por, Albin Kurti ka pare me pagu si “keshilltarë” fashista gojëfëlliqur si Elvis frikacaku, ky “patriot” i pasluftës.”, përfundoi zyrtari i PDK-së./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.