Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon Behrami: Askush s’mund ta shlyejë Thaçin nga historia e Kosovës

Gazeta10
17 November 2026 - 10:02

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka reaguar pak para aktgjykimit të dytë në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami thotë se askush nuk mund ta shleyjë Thaçin nga historia e Kosovës.

Sipas tij, të gjitha vendimet e Gjykatës Speciale kanë pasur për qëllim përmbysjen e të gjitha ngjarjeve historike.

“Por kot e kanë!  Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës! PS: Paramendoni, vendimin e marrin pikërisht në ditën kur ka lindur emri UÇK-së. Dhe në ditën e fitores më të madhe politike të Hashim Thaçit. Më 17 nëntor!”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.