Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon Berlini: Grupet e armatosura ilegale duhet të ndalen së rrezikuari jetën e njerëzve

Gazeta10
24 Shtator 2023 - 16:38

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për sulmin në veri ku është vrarë një polic.

MPJ-ja gjermane ka thënë se grupet e armatosura kriminale duhet të ndalen së rrezikuari jetën e njerëzve.

Po ashtu kërkohet që autorët e sulmit të mbajnë përgjegjësi.

”Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftim përmes Twitterit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.