
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se drejtori i bujqësisë për komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci pas ankesës së Kanal10 është përgjigjur me shkrim për dëmtimin e serës së një fermeri.
Sipas tij deri tani ka vetëm një rast të një fermeri ku ju është dëmtur sera, raporton Gazeta10.
“Edhe pse ka pas reshje të shumta ditëve të fundit, deri në këto momente kemi vetëm një rast të një fermeri, i cili ka pesuar dëme në sera dhe i njëjti është udhëzuar që ta bëjë kërkesën për vlerësim të dëmit të shkaktuar nga vërshimet. Pastaj, komisioni për vlerësimin e dëmeve në komunën e Prishtines kujdeset gjithmonë që për secilën kërkesë ta bëjë vlerësimin e dëmeve./Gazeta10