
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke thënë se tensionet janë shqetësuese, raporton Gazeta10.
Antonio Tajani, ka thënë se ka kërkuar nga ambasadorët në Beograd dhe Prishtinë që të përmbahen.
Ai ka thënë se duhet dialog për ta arrtiur një kompromis.
Tutje, ai ka thënë se Italia është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri në rajon.
Këtu keni postimin e plotë:
“Tensionet në ngritje mes Serbisë dhe Kosovës janë shqetësuese. Kërkova nga ambasadorët tanë në Beograd dhe Prishtinë të bëjnë thirrje për përmbajtje dhe dialog për të arritur një kompromis të drejtë. Italia është e përkushtuar për stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Tajani në Twitter.
Kujtojmë se pasditen e sotme Lisa Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës pas suspendimit të komandatit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosoëvs. / Gazeta10