Gazeta10

Reagon Petkoviq: Shkarkimi i ekipit menaxhues çon në shfuqizimin e Asociacionit dhe dialogut

Kryengociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se vendimi për shkarkimin e ekipit menaxhues i cili e hartoi draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe i cili u prezantua të martën në Bruksel, është “i njëanshëm dhe i paligjshëm”.

Petkoviq tha se ky vendim “çon në shfuqizimin e Asociacionit dhe dialogut”, përcjell Gazeta Express.

“Mandati i Ekipit Menaxhues nuk përfundon me prezantimin e draft-statutit të Asociacionit, por ekipi drejtues ka një rol të rëndësishëm në vetë procesin e formimit të Asociacionit, deri në themelimin e tij”, tha Petkoviq.

Ai tha se me këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “e ndërpreu procesin e formimit të Asociacionit”, raportojnë mediat serbe.

“Tani mendoj se është e qartë për të gjithë se Kurti nuk dëshiron ta formojë Asociacionin dhe se dëshiron ta shmangë këtë obligim të rëndësishëm në çdo mënyrë”, tha ai.

Petkoviq i bëri thirrje Bashkimit Europian që “ta ndalojë menjëherë paligjshmërinë e Kurtit”.

“Me këto lëvizje të sforcuara Kurti tregon pa mëdyshje se nuk dëshiron as paqe e as dialog. Paligjshmëria e Albin Kurtit duhet të ndalet urgjentisht nga BE-ja, sepse shkarkimi i Ekipit Menaxhues çon në shfuqizimin e Asociacionit dhe rrjedhimisht edhe shfuqizimin e procesit të dialogut”, ka përfunduar Petkoviq.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka marrë vendim që ta shkarkojë Ekipin Menaxhues i cili u ngarkua me hartimin e draftit të statutit të Asociacionit, pasi kryeministri Albin Kurti e paralajmëroi këtë pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq të martën në mbrëmje. /Gazeta10/

NË FOKUS

IMG_1587
Kurti dhe Sveçla non grata – Sanksionet amerikane, Euronews Albania siguron dokumentin e SHBA-ve
Aksident
Pamje nga momenti i aksidentit të rëndë ku humbi jetën i riu në Skenderaj (VIDEO)
96121685371735-1
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në veri
albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
351010595_641934294108306_3806447069936236755_n
LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i fuqishëm në veri të Mitrovicës
behtiri e matoshi
‘’Mshele atë qene*’’- Eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom?
vvvv
"Mua s'më intereson Serbia, jam kosovar sikur ju" - Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës
kushtrimi
Sadiku për deklaratat e Escobarit: Nëse Kurti s’vepron, pritet gjithçka - përfshirë edhe rrëzimin e tij