
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në kufirin Ukrainë-Poloni, ku raketa ruse besohet se kanë goditur territorin polka.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe të NATO-s pas sulmit të natës së sontme dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave. Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur” ka shkruar Osmani.