
Real Madrid janë të gatshëm të përfshijnë Brahim Diaz në një marrrëveshje për të sjellë Jude Bellingham në Santiago Bernabeu këtë verë nga Borussia Dortmund.
Klubi madrilen dëshiron transferimin e Bellinghamit por nuk duan të japin 150 milionë euro shifër kjo që po kërkohet nga Dortmund, dhe po eksplorojnë disa opsione tjera, ka raportuar mediumi spanjoll “AS”.
Gjigantët spanjollë janë të gatshëm të ofrojnë Brahim Diaz, i cili momentalisht është në huazim tek Milan, si pjesë e një transferi të mundshëm për të ulur çmimin e kërkuar nga klubi gjerman.
E ardhmja e Bellingham mbetet në dyshim, me Liverpoolin që tashmë është tërhequr nga gara për mesfushorin për shkak të çmimit të tij të lartë. Manchester United dhe rivalët City që të dyja janë gjithashtu të interesuara për mesfushorin anglez, teska Dortmundi nuk e ka përjashtuar mundësinë që 19-vjeçari të qëndroj edhe për një sezon tjetër.
E ardhmja e Diazit është gjithashtu e paqartë për momentin. 23-vjeçari që po luan sezonin e tij të tretë me fanellën e “Rossonerëve” ka 35 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Milanin, ku ka shënuar 6 gola e ka bërë 5 asistime.
Nuk është bërë e ditur ende se ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm apo nëse do t’i ofrohet një kontratë afatgjatë nga Real Madridi.