
Skuadra spanjolle, Real Madrid po konsiderohet destinacioni i ardhshëm i mesfushorit brazilian, Bruno Guimaraes.
Bruno Guimaraes po zhvillon paraqitje mjaft të mira këtë sezon me fanellën e Newcastle, duke i ndihmuar ata në luftën për sigurimin e një pozite në tabelë që të dërgon në Europë.
25-vjeçari u transferua nga skuadra franceze Lyon verën e vitit të kaluar për shumë e 50 milionë eurove.
Këtë sezon, ai është paraqitur në 18 ndeshje në Premier League, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asistime.
Përveç Bruno Guimaraes, Real Madrid mbetet i interesuar edhe për shërbimet e anglezit Jude Bellingham.