Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi i bën gati milionat për Gvardiolin

Gazeta10
27 February 2023 - 17:41

Qendërmbrojtësi kroat, Josko Gvardiol është një nga opsionet e mundshme të Real Madrid për përforcimin e mbrojtjes.

Operacioni “Josko Gvardiol” thuhet se do të kushtojë 100 milionë euro për çdo ekip të interesuar, me “Los Blancos” që janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë.

Zhvillimi i Josko Gvardiol vitin e fundit ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave për shërbimet e tij, ndër to edhe skuadra e Chelseat, si njëra nga më të interesuarat.

Mbrojtësi kroat u paraqit me Kroacinë në Kupën e Botës që u mbajt në Katar, duke treguar performanca të mira, me të cilët arriti të zë vendin e tretë në këtë kompeticion.  

Gvardiol luajti edhe ndaj Manchester City në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në kuadër të 1/8 së finales gjatë javës së kaluar, duke i siguruar Leipzigut një barazim 1-1 ndaj gjigantit anglez me golin e shënuar në minutën e 70-të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.