Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi interesohet për Reece James

Gazeta10
14 April 2023 - 10:51

Reece James ishte njëri nga lojtarët për t’u parë në ndeshjen e kësaj të mërkure në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit dhe Chelsea.

Sipas gazetës spanjolle Marca, mbrojtësi i djathtë i “Bluve të Londrës” është në agjendën e “Los Blancos”.

Anglezi është nga ata lojtarë që po pëlqehet dhe po shikohet nga drejtuesit e Real Madridit, ashtu sikurse Alphonso Davies pwr pozitën e mbrojtësit tw majtw.

Të dy pozicionet janë ato që nga tribuna dhe kritikët pretendohen si të mundshme për t’u përforcuar në verë nga Reali.

Situata e Chelseat nuk është më e përshtatshme dhe në afatin kalimtar të radhës ata mund të detyrohen të shesin një nga lojtarët e tyre.

Kështu, një nga ‘viktimat’ e këtij procesi mund të jetë Reece James dhe, sipas gazetës Marca, largimi i tij mund të bëhet për mbi 50 milionë euro.

Në ndeshjen kundër Real Madridit, James filloi si titullar dhe kishte shumë punë në përpjekje për të ndaluar sulmet e Vinícius Jr nga krahu i tij.

James këtë sezon është paraqitur në 22 ndeshje në total, në të cilat ka 2 gola e 2 asiste.

23-vjeçari ka kontratë valide me Chelsean deri në qershor 2028, gjersa vlera e tij në treg shkon deri në 70 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.