Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi kalon në finale të Kupës së Botës për Klube

Gazeta10
08 February 2023 - 22:00

Real Madridi ka kaluar në finalen të Kupës së Botës për Klube, pas fitores që e arritën kundër Al Ahlyt me rezultat 1-4.

Ndeshja filloi me intensitet të lartë, ku të dyja skuadrat kshin raste të mira shënimi.

Rezultati i kësaj ndeshje u zhbllokua në minutën e 42-të, ku Vinicius Junior me një

gol të bukur e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Goli i shënuar nga sulmuesi brazilian ishte i vetmi në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, “Los Blancos” me anë të një aksioni të bukur arritën që të dysfishonin avantazhin, golashënues ishte Federico Valverde.

Al Ahly arriti të ngushtoj epërsi në 1-2, me anë të Ali Maaloul që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Në çastet e fundit të përballjes, Reali shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Rodrygos dhe Sergio Arribas, për të vulosur fitoren.

Në finale të Kupës së Botës për Klube, Real Madridi do të ndeshet me Al-Hilal.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.