
Dani Carvajal nuk po kalon në formë aspak të mirë te Real Madridi dhe pritet që shumë shpejt t’i japë fund avneturës së tij në Bernabeu.
30-vjeçari është larg formës së tij më të mirë dhe ‘Los Blancos’ tashmë kanë filluar të shkojnë për një mbrojtës të krahut të djathtë.
“El Nacional” raporton se objektiv kryesor i Realit për të zëvendësuar Carvajalin është mbrojtësi portugez, Joao Cancelo.
Cancelo po shikon mundësitë që të largohet nga City në verë dhe ai mund të kalojë te kampionët në fuqi të Evropës.
28-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro.