
Real Madridi është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e Victor Osimhen.
Siç raportojnë mediat italiane, Reali i ka ofruar Napolit 80 milionë euro plus shërbimet e Nacho Fernandez vetëm për ta sjellë Osimhenin në “Santiago Bernabeu”.
“Los Blancos” e shohin sulmueisn nigerian si pasues ideal të Karim Benzemas, i cili pritet të qëndrojë te Reali deri në fund të edicionit të ardhshëm.
24-vjeçari po kalon në formë të jashtëzakonshme me Napolin këtë edicion, ku ka shënuar 25 gola e ka dhuruar pesë asistime në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Nigeriani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro.
Por, raportohet se ekipi italiani nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro për sulmuesin 24-vjeçar.
Përveç Real Madridit, interesim për Osimhenin kanë shprehur edhe Manchester United dhe Chelsea.