Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi ofron 80 milionë euro për Harry Kane

Gazeta10
07 June 2023 - 13:49

Real Madridi është në kërkim të një qendërsulmuesi pas largimit të Karim Benzemas.

Siç raportojnë mediat spanjolle, “Los Blancos” e kanë piketuar sulmuesin anglez, Harry Kane si zëvendësues të Benzemas.

Real Madridi kanë ofruar 80 milionë euro për shërbimet e anglez, teksa mbetet të shihet nëse Tottenhami do ta pranojë këtë ofertë.

29-vjeçari ka kontratë me ekipin londinez deri në vitin 2024 dhe Tottenhami do të dëgjojë ofertat për të në këtë verë, përpara se ta humbasë sulmuesin me parametra zero vitin e ardhshëm.

Në edicionin që lamë pas, Kane ka shënuar 32 gola dhe ka dhuruar pesë asistime 49 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Kanë është golashënuesi më i mirë në historinë e Tottenhamit dhe të kombëtares së Anglisë, por ai ende nuk ka fituar asnjë trofe në futbollin profesionist.

Përveç Real Madridit, interesim për shërbimet e 29-vjeçari ka shprehur edhe skuadra e Manchester United.

Ekipi madrilien gjatë kësaj merkatoje do të jetë në kërkim edhe të disa sulmuesive të tjerë, pasi nga klubi janë larguar edhe Asensio dhe Eden Hazard.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.