
David Alaba është shumë afër t’i jap fund aventurës së tij me Real Madridin.
“Los Blancos” janë duke planifikuar që ta shesin mbrojtësin austriak në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Paga e tij e lartë po paraqet problem te Real Madridi dhe e komplikon aspektin financiar.
Po ashtu, Alaba nuk është as në planet e Xabi Alonsos për edicionin e ri.
33-vjeçari erdhi te Real Madridi në vitin 2021 si transfer i lirë, por lëndimet e shumta që ka pasur gjatë kësaj periudhe i kanë pamundësuar atij që ta tregojë potencialin e plotë në “Santiago Bernabeu”.