Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Reali gjen zëvendësuesin e Benzemas

Gazeta10
06 June 2023 - 8:57

Real Madridi raportohet se po kalon në fazën përfundimtare të negociatave me Borussia Dortmundin për transferimin e Jude Bellingham.

Raundi pozitiv i bisedimeve u zhvillua të hënën ndërsa Reali dhe Dortmundi janë duke punuar në konkretizimin e disa detajeve mbi bonuset që duhet të përfshihen në kontratë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes Realit dhe lojtarit për kushtet personale është 100% e sigurt dhe e garantuar që nga muaji prill, përcjellë KosovaPress.

Ideja e “Los Blancos” është që marrëveshja të mbyllet brenda kësaj jave, derisa lojtari është i përgatitur të nënshkruajë marrëveshje të vlefshme deri në qershor 2029 si lojtar i Real Madridit, pra një kontratë gjashtëvjeçare gati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.