
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari special i Bashkimit Europian për dialgoun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot do të qëndrojnë në Kosovë lidhur me tensionet që ka shkaktuar paralajmërimi për reciprocitetin, raporton Gazeta10.
Escobar dhe Lajçak do të qëndrojnë fillimisht në Kosovë ku do takojnë krerët më të lartë të shtetit dhe liderët e opozitës.
Përfaqësuesit special do të qëndrojnë në Kosovë sot dhe nesër, ndërsa pasnesër vizitën e tyre do ta vazhdojnë në Serbi.
Bëhet e ditur se këto vizita po bëhen në përpjekje për t’i ulur tensione e ngritura së fundmi rreth paralajmërimit të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në dokumente kalimi dhe në targa. / Gazeta10