Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Reciprociteti – fryma e dialogut deri në njohjen reciproke  

Gazeta10
24 August 2022 - 20:11

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar gjatë ditës së sotme me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcák. 

Pas këtij takimi përmes një komunikate për medie, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kosova ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në dialog parimor dhe për një marrëveshje që ka në qendër njohjen. 

Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për tu angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë drejt një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke. Derisa marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen reciproke, deri te marrëveshja, reciprocitetit duhet të jetë fryma e dialogut”, thuhet në komunikatë./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.