
Në mars të këtij viti janë bërë tri vite qe kur Qeveria aktuale ka lansuar vazhdimin e reformave në sektorin e drejtësisë.
Nga qershori i vitit 2021 deri në prill të këtij viti janë propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe janë miratuar nga Kuvendi mbi 30 projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare që prekin sektorin e drejtësisë, thuhet në dokumentarin e përgatitur nga KDI, e të transmetuar në Kanal10.
6 prej projektligjeve janë në procedurat e shqyrtimit në Kuvend.
Qytetarët janë të painformuar me iniciativat ligjore që bien në kuadër të reformës në drejtësi, raporton gazeta10.
Për dallim nga qytetarët, shoqëria civile dhe institucionet e pavarura kanë përcjell nga afër gjithë procesin e draftimit të projektligjit që bie në kuadër të reformës në drejtësi.
Sipas tyre rezultatet konkrete në praktikë të reformës ende mbeten të shihen.
Por të gjithë janë të mendimit që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë duke pasur parasysh mangësinë që ka ende sektori i drejtësisë të evidentuara në raportet e tyre për vite me radhë. /Gazeta10/
Dokumentarin e plotë për reformën për drejtësi të transmetuar në Kanal10 e gjeni me poshtë: