
Dy liderët e opozitës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, javën e ardhshme do të jenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10 zëdhënësi i PDK-së Faton Abdullahu.
“Po vizita në SHBA do të zhvillohet siç është planifikuar”, tha ai për Gazeta10.
Mediat serbe kanë qenë të parat që kanë raportuar se Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut i është refuzuar viza./Gazeta10