Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rekord mujor: Policia shqiptoi 2,831 gjoba trafiku më 29 korrik

Gazeta10
30 July 2026 - 13:49

E mërkura e 29 korrikut ishte dita kur policët e Kosovës shqiptuan numrin më të madh të tiketave të trafikut gjatë gjithë këtij muaji.

Ata shpërndanë hiq më pak se 2.831 gjoba.

Të dhënat, të cilat bazohen në raportet ditore 24-orëshe të Policisë së Kosovës, tregojnë se pas 29 korrikut, numri më i lartë i ndëshkimeve u regjistrua më 14 korrik, me 2,723 tiketa të shqiptuara.
Dorëlëshuar në gjobitje për shkelje të rregullave të trafikut forcat e rendit u treguan edhe më 28 korrik kur bënë 2,693 ndëshkime për kundërvajtësit.

Më 23 korriku u shpërndanë 2,638 tiketa ndërsa më 21 korrik 2,623.

Mbi dy mijë e gjashtëqind dënime u dhanë edhe në dy ditë tjera të këtij muaji. Më 22 korrik u shkruan 2,617 gjoba ndërsa më 16 korrik 2,610.
Ndërkaq, më 17 korrik Policia e Kosovës shqiptoi 2,553 gjoba, kurse më 15 korrik dhe 30 korrik u evidentuan nga 2,532 tiketa trafiku.

Statistikat dëshmojnë se në këto dhjetë data, kontrollet në komunikacion kanë qenë më të intensifikuara, me mbi 2,500 tiketa trafiku të shqiptuara çdo ditë.

Gjoba janë shqiptuar edhe në ditët tjera, por ato, si shifër, janë qenë më pakta se në datat e përmendura më lart në këtë tekst.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.