
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti ka thënë nëse ky institucion dëshiron që të bëhet serioz e të jetë shembull, duhet që të eliminohen nga aty plagjiatorët, raporton Gazeta10.
Duke komentuar mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Drejtues, ku ai është ftuar për raportim e madje është përmendur edhe shkarkimi i tij, tha se është në pritje të vendimit.
Ai ka përsëritu se pjesë e këshillit është edhe Selim Bezeri, që sipas tij, është konstatuar se ai ka bërë plagjiaturë.
Rektori ka shtuar se nëse UP-ja dëshiron të bëhet universitet serioz rëndësishme të eliminohet kjo dukuri
“Unë e kam denoncuar Selim Bezerin sepse u konfirmua që nuk do të ketë lëvizje nga ana e Këshillit Drejtues. Tash jemi në pritje si do të veprojë Këshilli. Nëse rezulton të shkarkohem bashkëpunim nuk do të përfundojë në forma tjera”.
“Për krejt opinionin nëse s’marrin veprime unë do të korrigjohem për të luftuar këto dukuri. Nuk kam mundësi ta ndryshojë formën e qeverisjes. Nëse UP do të bëhet universitet serioz është e rëndësishme të eliminohet plagjiatura”./Gazeta10