Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

REL: Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen të hënën në Bruksel

Gazeta10
19 November 2022 - 18:18

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillohet të hënën, më 21 nëntor, ka mësuar Radio Evropa e Lirë nga burimet e saj diplomatike.

Edhe pse mbajtja e takimit u konfirmua të premten, momenti i saktë i takimit nuk u caktua pasi gjithçka varej nga disponueshmëria e palëve dhe aspektet logjistike.

Takimi mes palëve pritet të ndodhë në ditën kur sipas planit të Qeverisë parashihet të nis zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, e cila parashe gjobë prej 150 euro.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës i tha REL-it se “me gjasë nesër [e diele] do të ketë një takim në Bruksel” mes Kurtit dhe Vuçiqit, por se do ta njoftojnë publikun kur të konfirmohet ky takim.

Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Më 18 nëntor zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se kanë ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një takim për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe. / REL

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.