
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, vazhdon dëshminë dëshmitari i 13-të Rrustem Mustafa.
Ai ka treguar se si kishte kërcënuar delegacionin e Rambujesë se nëse nënshkruajnë një kontrat që nuk duhej do t’i gjuanin me raketa momentin që zbresin në Kosovë.
Ish komandant Remi është pyetur nga mbrojtja e Thaçit se a ka qenë pro a po kundër për të shkuar në Rambuje.
Mus: Kam qenë për shkuarjen në Rambuje jo për të nënshkruar po për të treguar përkesat tona.
Avk: Herën e kaluar sa na kujtohet ke thënë se nuk ke mujt me shku në takim në Rambuje por ke thirr në telefonë edhe ju keni thënë ushtarëve që shkoni të veshur me uniforma dhe me thënë që erdhem ne UÇK-ja?
Mus: Po normalisht është e vëret që na skemi mujt me shku në takim sepse ka qenë luftë dhe shumica e komandantëve me prezencën tonë kanë qenë, mirpo kena fol përmes telefonit dhe i kemi thanë që duhet me shku të veshur me uniforma dhe me armë edhe me tregu qëllimet tona pse kemi ardhë edhe jo mu mashtur.
Avk:Në atë kohë kur ka qenë delegacioni i Rambujesë keni dëgjuar që ka gjasa që ata mund të mashtrohen, biseda telefonike të cilat i keni pas me ta çfarë ju kujtohet? Dhe paraftyromin mu si personin të cilin do të mund ta përshkruani atë?
Mus: Atëherë i kemi marr telefonat edhe i kemi marrë të gjithë, dmth anëtart e grupit të cilët negociat që kanë qenë në atë kohë edhe se i kam kërcënuar se nuk guxoni me nënshkru ju keni shku me fol nuk keni drejt edhe në rast se keni nënshkru nuk keni mu kthy në Kosovë dmth një presion jashtëzakonisht të madhë edhe dmth i kemi thanë që mu kthy ata kanë bënë të njejtë gjë.
AVK: Kur na ke thënë herën e fundit na ke thënë se i kërcënu duke thënë se aeroplanat do të jua rrëzojmë.
Mus: Gjatë kohës po bëhej Rambuja po nënshkruhej marrveshja që neve nuk na konvenonte edhe kemi bërë një kërcënim i kemi telefonu se nëse e nënshkruani, ku edhe njanin prejt tyre i kam thënë që ju edin se kemi rakate edhe do ti ruajmë ato raket edhe do ti përdorim për aeroplanin e juaj, po zbriti në Sllatin dhe do të ju rrëzojm.